Krasniqi, SBASHK: Greva në Malishevë është mbajtur në të gjitha shkollat

0

Greva në shkollat e Malishevës ka vazhduar. Kryetari i SBASHK-ut në Malishevë Elez Krasniqi ka thënë për portalin ONLINE se greva është mbajtur në Malishevë në masën 100 përqind. “Sapo u kthyem nga terreni ku i kemi vizituar shkollat dhe sipas informatave të kryetarëve të sindikatave nëpër shkolla dhe sipas gjendjes që kemi parë vet në terren, të gjitha shkollat kanë mbajtur grevë, në masën 100 përqind”, ka deklaruar ai.

“Dëgjova për një dezinformatë nga gazeta Express kinse në Malishevë nuk është mbajtur grevë, por kjo është e pavërtetë, greva është realizuar 100 përqind dhe do të vazhdoj ashtu”, ka theksuar Krasniqi.

Mbrëmë vonë, pak para mesnatës kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, përmes Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, ju ka bërë apel të gjithë mësimdhënësve të Komunës së Malishevës, që nga sot, e hëne 21 janar 2019, të fillojnë procesin mësimor në gjysmëvjetorin e dytë.

“Pas propozimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, për rritje të pagave për mësimdhënësit, ju bëjmë apel të gjithë mësimdhënësve, që nga dita e nesërme ti kthehen procesit mësimor”, thuhej në apelin e mbrëmshëm të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, drejtuar mësimdhënësve.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here