Krasniqi: Opozita përmes protestave shpreh nevojën të tregojë që është opozitë

0

Tri partitë më të mëdha opozitare gjatë ditës së djeshme pas një takimit të përbashkët paralajmëruan protestë gjithëpopullorë më 18 Prill, me objektiv protestues: kundërshtimin gjendjes së përkeqësuar në vend me moton “Kundër kapjes së shtetit”.

Duke qenë në dijeni me bilancin fatal të dëmeve materiale dhe eskalimit në dhunë brutale të protestuesve dhe forcave policore gjatë protestave të para pak muajve, që rezultuan me policë dhe protestues të lënduar, protesta e ardhshme e paralajmëruar nga tri partitë opozitare, Vetëvendosje, AAK, dhe Nisma vë në mëdyshje mbarëvajtjen dhe mirë-menagjimin e protestës nga organizuesit dhe organet e rendit.

Në një prononcim të dhën për Indeksonline, opinionisti dhe gazetari, Uran Krasniqi thotë protestat ka gjasa që të tërheqin numër të njëjtë të njerëzve po sikur gjatë protestave të Janarit.
“Protesta e paralajmëruar pë muajin prill në kuptim të numrave do të jetë sikur e muajit janar. Aq njerëz mund të tërheqin në organizimet e tyre lëvizja Vetëvendosje, AAK-ja dhe Nisma. Në këtë protestë meqë e ka edhe një karakter social në kontekst të thirrjeve për protestë, do të marrin pjesë anëtarë të këtyre subjekteve që nuk dolën për Jabllanoviqin, duke thënë në atë kohë se është mirë që të protestohet për rrymë, papunësi, korrupsion, ndërkaq nuk do të marrin pjesë disa anëtarë të tjerë që një manifestim ndëretnik e vëjnë më përpara në prioritetet e veta se sa problemet e jetës shoqërore. Pra numri i protestuesve do të jetë i njëjtë nga njerëz të njëjtë, me ndonjë prani të re dhe mungesë të re që lidhen me arsyet që i përshkrova më lart”, thotë Krasniqi.

Krasniqi vazhdon më tej duke thënë se opozita ka nevojë që të tregojë që është opozitë, dhe protestat janë një ndër mënyrat që e tipizojnë karakterin opozitar.
“Opozita është e interesuar që të gjejë forma për të treguar që është opozitë. Dhe një prej mënyrave është protesta. Ka të tillë qytetarë që vlerësimin e përkushtimit të dikujt e bëjnë përmes angazhimit të vërjetshëm fizik. Në këtë drejtim protesta do të mbanë gjallë një frymë opozitare. Në fakt në secilin vend ka arsye dhe nevojë për protesta për të treguar që aty jetohet. Protesta e thirrur për datën 18 prill, përkatësisht parualla e saj në masë të madhe është problematike. Opozitës i ka pëlqyer si gjetje formulimi i Veton Surroit “kapje e shtetit”, por ajo do të duhej që të përkonte edhe me realitetin. Një formulë e tillë vetëm pjesërisht qëndron. Në protestën e 18 prillit ne do të shohim duke protestuar kundër kapjes së shtetit aktivistë të Vetëvendosjes për të cilët PDK e LDK mund të thotë se e kanë kapur shtetin në Prishtinë, anëtarë të AAK-së për të cilët PDK e LDK mund të thonë që e kanë kapur shtetin në Decan, anëtarë të Nismas për të cilët PDK e LDK mund të thonë që e kanë kapur shtetin në Malishevë. Më pas një pjesë të pushtetit në Kosvë e ka edhe bashkësia ndërkombëtare dhe kapja e shtetit mund tu faturohet atyre”, thotë opinionisti Uran Krasniqi.

Meqë protesta është mekanizëm që tregon për pakënaqësi dhe parregullsi, ajo duhet respektuar dhe nuk duhet shpëdoruar thotë Krasniqi, duke dashur të aludojë në atë se protestat duhet të kenë objektiv të qartë prapa masave që protestojnë.

“Në Kosovë si në cdo vend tjetër ka arsye për protestë. Protesta është instrument i mirë të cilin nuk duhet dëmtuar, ngase po u shpenzua si mekanizëm, atëherë është më keq edhe për demokracinë edhe vendin”, thotë Krasniqi për Indeksonline.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here