Krasniqi: Gjykata Speciale s’mund të kthehet në Kuvend

0

Jakup Krasniqi, Kryetar i Këshillit Kombëtar në NISMA e Kosovës, ka thekuar se riprocedimi i Speciales në Kuvend është pothuajse i pamundur. Për çështjen e Gjykatës Speciale, Krasniqi mendon se është bërë një debat qe është konsumuar në Kosovë, dhe sipas tij prapa ajo nuk kaloi.

“Me zor bahet gjithçka, por çdo përpjekje me dhunë e prishë krejt sistemin dhe si e tillë e prishë edhe demokracinë”, thotë Krasniqi.

Krasniqi bënë me gisht te liderët e sotëm politik si fajtore kryesorë për ketë situatë të krijuar me Specialen, sepse siç thotë Krasniqi ata mundohen në të gjitha format me arritë aty ku synojnë.

Për koalicionin LDK-PDK Krasniqi mendon se është marrë po thuajse vetëm me dialogun dhe Gjykatën Speciale, duke i lanë anash problemet më jetike të qytetarëve./Rrokum.tv/.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here