Krasniqi dhe Begaj i ftojnë fermerët që t’i shfrytzojnë mundësitë e mbështetjes nga qeveria

0

PRISHTINË, 9 SHKURT – Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi ka pritur sot në një takim kryetarin e Komunës së Malishevës, Ragip Begajn, me të cilin ka biseduar për Programin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural për vitin 2015 dhe për skemat e reja të mbështetjes, përmes të cilave ai ka thënë se synohet fuqizimi i mëtejmë i sektorit të bujqësisë. Ministri Krasniqi sipas një njoftimi nga Ministria e Bujqësisë e ka njoftuar kryetarin e Malishevës se këtë vit kanë paraparë zgjerim të mbështetjes edhe përmes pagesave direkte, të cilat sivjet për herë të parë do të ndahen edhe për pemëtari e për shumë sektorë të tjerë të bujqësisë. Krasniqi e ka njoftuar mysafirin e tij më hollësisht edhe për projektet zhvillimore të kësaj ministrie në kuadër të programit të këtij viti, në të cilat ai ka thënë se mund të gjejnë mbështetje edhe fermerët e komunës së Malishevës, “të cilët janë të dalluar në shumë sektorë të bujqësisë e blegtorisë”. Ai e ka inkurajuar kryetarin që si komunë të angazhohen në informimin me të madh të fermerëve me mundësitë që kanë për mbështetje nga qeveria, por edhe në këshillimin e tyre për bujqësinë. Kryetari i Malishevës, Ragip Begaj, e ka falenderuar ministrin Krasniqi për gatishmërinë për avancimin e mëtejmë të këtij sektori, i cili premton edhe zhvillim ekonomik. Ai e ka falenderuar ministrin edhe për mbështetjen që MBPZHR-ja ka dhënë për komunën e Malishevës në luftimin e etheve hemorragjike. Ministri Krasniqi ka thënë se kjo mbështetje do të vazhdojë edhe këtë vit, në kuadër të masave që do ta përcaktojë Këshilli Ndërministror për parandalimin dhe luftimin e Etheve Hemorragjike Krime Kongo.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here