KQZ shuan LDD-në, Nexhat Daci mbeti pa “dardanë”

0

E themeluar në vitin 2007 nga të pakënaqurit e atëhershëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, partia e Nexhat Dacit, Lidhja Demokratike e Dardanisë (LDD), është çregjistruar nga KQZ-ja.

Ndarja e LDK-së në dysh i kushtoi asaj me kalimin në opozitë në zgjedhjet e vitit 2007, ndërsa vendimi i KQZ-së për çregjistrimin e LDD-së është marrë dy ditë para se LDK-ja ta festojë 26-vjetorin e themelimit. Vendimi për çregjistrimin e partisë është marrë të hënën nga KQZ-ja dhe është nënshkruar nga kryesuesja e këtij komisioni, Valdete Daka.

“KALLXO.com” ka siguruar vendimin e KQZ-së të nënshkruar të hënën, në të cilin thuhet se kjo parti është çregjistruar për shkak se nuk i ka përmbushur obligimet që dalin nga Ligji për Regjistrimin dhe Veprimin e Partive Politike për mbajtjen e kuvendit zgjedhor të partisë brenda kohës së parashikuar. Gjithashtu, KQZ-ja në vendim thotë se ka gjetur që LDD-ja nuk e ka respektuar vendimin e këtij institucioni të marrë në tetor të këtij viti për pezullim në mënyrë që Kuvendi të mbahet brenda 45 ditëve.

“Kryetari dhe organet drejtuese të partisë LDD, edhe pas marrjes së vendimit për çregjistrim nga ana e KQZ-së, vazhdojnë të jenë përgjegjës për të gjitha të drejtat dhe obligimet e krijuara gjatë periudhës së të qenit aktivë”, thuhet në vendim.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here