“Kosovo i Metohija megjunarodnog filmskog festivala”, nis më 10 qershor në Mitrovicë

0

Kështu kanë njoftuar mediet serbe për festivalin “Kosovo i Metohija međunarodnog filmskog festivala”, i cili do të prezantojë 38 filma serb dhe të huaj

Pavarësisht faktit se kultura mendohet të jetë urë lidhëse në mes popujve që kanë pasur konflikt, dhe se një gjë e tillë po provohet të jetësohet edhe mes Beogradit dhe Prishtinës, një organizator tjetër, po përmes kulturës tregon se Kosovën e quan edhe më tutje Kosovë dhe Metohi. Më 10 qershor do të nis festivali ndërkombëtarë i filmit në Mitrovicë dhe mediet serbe kanë raportuar se ky festival i titulluar “Kosovo i Metohija megjunarodnog filmskog festivala” , do të nis me filmin “Bicemo pervaci veta”, Në regji të Darka Bajica.
Deri më 14 qershor sa edhe zgjatë festivali, sipas medieve serbe do të prezantohen 38 filma serb dhe të huaj në tri lokacione, në Zvecan dhe Mitrovicë. /KultPlus.com

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here