Kosovë

0

DAIM MIFTARI

mos ki dert që unë sërish
mbeta jashtë kufirit

urime pavarësinë
Kosovë

jam mësuar unë
të pres orë të gjata në kufij
për pak dashuri
i huaj në shtëpinë time të jem

mos m’u hidhëro
Kosovë
kam të drejtë
jam biri yt

Shkup, 17 shkurt 2008

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here