Kosovari pajton palët që po ziheshin, rrahet keq nga zvicerani

0

Të premten e kaluar mes orës 2.30 dhe 3 të pas mesnatës, një person është sulmuar fizikisht me ç`rast ka pësuar lëndime nga një i panjohur deri sa po dilte nga bari “Blue-Lagoon” në Wohlen (Kantoni Aargau).

Sipas asaj që thotë i sulmuari, një kosovar 35 vjeçar, ai ndodhej në  bar derisa baristi dhe një mysafir po ziheshin. Ai kishte arritur t`i pajtonte palët në konflikt por më vonë, duke dalë nga bari e kishte takuar sërish personin që ishte zënë me baristin shkruan aargauerzeitung.ch. Pas një shkëmbimi fjalësh ai e sulmon kosovarin duke e goditur fuqishëm në tëmth, transmeton albinfo.ch. Pasi që ky bie përtokë, sulmuesi vazhdon ta godasë edhe me shqelma para se të ikë me biçikletë nga vendi i ngjarjes.

35 vjeçari të nesërmen shkon për kontroll në spital me ç`rast konstatohet se ka pësuar thyerje eshtrash në fytyrë. Ndërkohë ai ka bërë kallëzim penal në policinë e Kantonit të Aargaut.

Sulmuesi duhet të jetë një zviceran i moshës 45 deri 50 vjeçare me emrin Sepp. Ai ishte i gjatë së paku 1.80 m, me syza dhe në kohen e kryerjes së veprës kishte të veshur një pulovër të kuq. Policia e Kantonit Aargau është në kërkim të këtij personi dhe të dëshmitarëve të rastit.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here