Kosovari lë veturën në autostradë të Zvicrrës dhe zhduket!

0

Një automobil i kaltër, i tipit Peugeot me tabela austriake, ishte lënë i mbyllur, në shiritin skaj autostradës A3 në Schinznach-Bad të kantonit Aargau.
Policia kantonale e kishte marrë një njoftim rreth orës 00.15 të të hënës për makinën në fjalë e cila ndodhej në afërsi të tunelit Habsburg dhe e drejtuar në drejtim të Cyrihut.
Pasi ka shkuar ta shikojë veturën, policia ka zbuluar se në të nuk ndodhej askush. Pastaj, nisur nga regjistrimi austriak, policët kanë bërë verifikimin në Austri dhe kanë gjetur se kjo makinë nuk ndodhej në ndonjë regjistër kërkimi.
Në fund ata kanë gjetur në këtë makinë një letërnjoftimi të një personi mashkull me shtetësi kosovare, transmeton albinfo.ch.
Policia kantonale nuk ka bërë njoftime më të hollësishme dhe ato mbeten objekt i hetimeve të saj të mëtejshme.
Në fund, policia kërkon që personat që kanë vënë re ndonjë veprim ose person që vihet në lidhje me këtë makinë, të njoftojë Policinë Kantonale në Brugg.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here