Kosovari Arti Krasniqi sot ështe shpallur Kampion i Gjermanisë në not

0

Sot është shënuar edhe një sukses i kosovarëve në sportin ndërkombëtar.

Arti Krasniqi, 16 vjeçar, përfundimisht sot mori titullin e Kampionit të Gjermanisë në not, në stilin e përzier në 400 metra me rezultatin 04:33,23, rezultat ky që është shpresë për norma olimpike. Në po të njëjtin kampionat, në stil të lirë, në 400 metra, Arti Krasniqi arriti të ketë vendin e tretë me rezultatin 04:06,67.

Krasniqi është i lindur në Gjermani, ndërsa vjen nga një familje sportistësh nga Mitrovica. Babai i tij, Naim Krasniqi ishte kampion i shumfihtë i notit në vitet e ’80-ta në Kosovë.

Para se të shpallej kampion, Arti Krasniqi ishte lauruar edhe me shumë tituj të tjerë në nivel republikash në Gjermani. Përveç kësaj, Arti si pjesë e reprezentacionit gjerman,  gjatë kësaj vere do të marr pjesë në European Youth Olympic Festival në Gjeorgji.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here