“Kosovarëve nuk u takon e drejta për azil”, thotë ministrja gjermane

0

PRISHTINË, 12 SHKURT – Ministrja për Çështje Evropiane dhe Marrëdhënie Rajonale të Bavarisë, Beate Merk në një takim që ka patur sot me kryeministrin e Qeverisë së Kosovës Isa Mustafa në Prishtinë, e ka informuar atë se kërkesat për azil të kosovarëve në Bavari do të procedohen brenda dy javësh. “Gjatë takimit, po ashtu u bë e ditur se azilkërkuesit kosovarë do të kthehen pasi që Kosova është një vend i sigurt dhe se kosovarëve nuk u takon e drejta për azil”, është bërë me dije në një njoftim nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës rreth takimit. Kryeministri Isa Mustafa ndërkaq ka shprehur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për t’i pritur dhe për riintegrimin e qytetarëve të Kosovës që do të kthehen. Ai sipas njoftimit ka folur edhe për angazhimet konkrete dhe reformat që po ndërmerren në zhvillimin ekonomik dhe hapjen e perspektives për të gjithë qytetarët e Kosovës. “Kryeministri Mustafa dhe ministrja Merk, në kuadër të përkrahjes dhe bashkëpunimit me Landin e Bavarisë, biseduan edhe për mundësitë e punësimit sezonal, trajnimit dhe aftësimit profesional të qytetarëve të Kosovës”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here