Kosova shembull për Evropën se si trajtohen komunitetet

0

Ambasadorja e SHBA-ve në Kosovë, Tracey Ann Jacobson ka thënë se Kosova është shembull për Evropën se si mund të jetë një shtet për komunitetet.
Megjithatë, sipas saj, mund të bëhet edhe më shumë për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian, sa i përket punësimit dhe arsimit.

Ajo gjatë shënimit të Ditës së komunitetit rom, tha se më shumë se një milion amerikan kanë prejardhje rome dhe SHBA është e angazhuar në përfundimin e diskriminimit të komunitetit rom.

Kurse, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se Qeveria do të angazhohet në punësimin e të gjitha komuniteteve, duke krijuar kushte edhe në arsim dhe shëndetësi.

“Të gjithë kemi nevojë të ndërtojmë një të ardhme të përbashkët që do të kenë hapësirë të gjithë dhe këtë të ardhme mund ta krijojmë me bashkëpunim”, ka thënë ai.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here