Kosova prezanton aktivitetet dhe mundësitë e depërtimit në tregun zvicerran

0

Prezantimi i aktiviteteve të ndryshme që lidhet me sektorin e  IT-së dhe turizmit kanë qenë në rend të ditës në orët e paraditës në vazhdim të punimeve të forumit, të organizuar nga GjakovaBasel.

Një prezantim që lidhet më shumë me mundësitë e reja të punësimit në Kosovë (projekti EYE i financuar nga qeveria Zviceriane) e paraqiti drejtori i projektit Helvetas Swiss Intercooperation, Heini Conrad. Ketu u prezentuan edhe mundësitë e lidhjes së shërbimeve të Teknologjisë Informative të Kosovës me tregun e Zvicrës, nga firmat e ndryshme të Kosovës, sic janë Swiss MDA, Karrota, Baruti, MIK Agency, ZAG APPS, Arizona Partners, Darts Security, Logistic Plus. Të gjitha kompanitë treguan potencial të lartë për eksportimin e shërbimeve të tyre nga Kosova, në tregun e Zvicrës por edhe me gjerë. Dy kompani zvicerane shprehen interesim të lartë për të bashkëpunuar me këto kompani dhe sic u shprehën ato.  “ Jemi shumë të interesuar të shfrytezojmë potencialin që na ofrohet nga një vend i cili është shumë afër Zvicrës si gjeografikisht ashtu edhe nga aspekti gjuhësor”, tha Thierry Bosshart nga Irix.

Në orët e pasditës është parlajmëruar pjesëmarrja e kryetares së Gjakovës, Mimoza Kusari dhe mysafirë tjerë nga Kosova, të cilët do prezontojnë mundësitë që ofton Kosova për investime zvicerane. Po ashtu po marrin pjesë në Forum edhe përfaqësues të Ministrisë së Disporës.

Aktivitetit pasdite  do t’i bashkohet edhe ambasadorja e Zvicrës në Kosovë, Krystyna Marty Lang, e cila do të vjen enkas nga Kosova.

Në aperon e pasditës, e ka paralajmëruar praninë e tij, futbollisti i kombëtares shqiptare, Amir Abrashi, po edhe futbollistë tjerë që luajnë në ligat e dryshme zvicerane të futbillit.

– See more at: http://www.albinfo.ch/mimoza-kusali-lila-ne-forumin-ekonomik-turistik-per-kosoven-ne-basel/#sthash.1fJAwS3g.dpuf

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here