Kosova, nikoqire e Kampionatit evropian të shahut

0

Pas kampionatit botëror të hendbollit për shtetet në zhvillim, që u mbajt në Kosovë, vendi ynë do të jetë nikoqir edhe i një ngjarje tjetër sportive. Bëhet fjalë për kampionatin e shahut i cili do të zhvillohet në vitin 2016.

Ky lajm është bërë i ditur përmes një letre që ka dërguar njëri nga zyrtarët e Federatës Ndërkombëtare të Shahut, Zurab Azmaiparashvili.

Kandidatura e Kosovës ka kaluar së pari në Federatën e Evropiane të Shahut, e cila i ka dhënë besimin Kosovës ta organizojë në pranverën e vitit te ardhshëm garën më të madhe të shahut në kontinentin e vjetër, raporton Kosovalive.

Ky evropian do të zhvillohet në muajin tetor në qytetin e Gjakovës, nën përkujdesjen e kryetares së Komunës të Gjakovës, Mimoza Kusari , e cila me herët nga një takim me drejtuesit e FSHK-së e kishte mirëpritur këtë iniciativë.

Në këtë kampionat priten të marrin pjesë rreth 500 garues dhe data e fundit për aplikim është 01/04/2016. Kjo garë do zgjatë dy javë dhe mbahet në hotelin Pashtrik të Gjakovës.

Përveç  Malit të Zi, Maqedonisë dhe Kroacisë, Kosova është vendi i katërt i rajonit që e pret këtë kampionat

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here