Kosova nderon albanologun arbëresh, Antonio Belushi

0

Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami të enjten ndau mirënjohje për albanologun arbëresh Antonio Belushi për kontributin që ai ka dhënë në hulumtimin e thelluar të kulturës shqiptare në shtrirje gjithëkombëtare, si dhe për kontributin e tij me veprën “Arbërorët –arvanitë një popull i padukshëm”.

Belushi me këtë rast tha se ndjehet i privilegjuar që po nderohet në këtë mënyrë nga populli kosovar dhe se edhe më herët ka marrë në Kosovë mirënjohje.

E pranishme në këtë aktivitet ishte edhe ministrja pa portofol, Edita Tahiri e cila tha se është mikeshë e Antonio Belushit, transmeton Klan Kosova.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here