Kosova ndalon shitjen dhe importimin e produkteve me mbishkrimin “Kosovë dhe Metohi”

0

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka marrë edhe një urdhëresë në vazhdën e zbatimit të politikave që fuqizojnë Republikën e Kosovës.

Pas raportimeve të qytetarëve dhe po ashtu pas inspektimeve dhe vërtetimit të gjendjes nga ana e Inspektoratit të Tregut që kanë  hasur në disa mallra që importohen në Kosovë me mbishkrimin “Kosovë/o dhe Metohi”, “Kosovë/o UNMIK” apo “Kosovo/a Rezuluta 1244”,  ministri Shala ka lëshuar urdhëresë që ndalon shitjen e këtyre produkteve nëpër pikat shitëse dhe hyrjen e tyre në Kosovë.

Pas vërtetimit të kësaj gjendje ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka lëshuar një urdhëresë për Inspektoratin e Tregut ku ka kërkuar nga ta që të kërkojnë nga operatorët ekonomikë që menjëherë t’i largojnë nga tregu produktet me etiketim “Kosovë/o dhe Metohi”, “Kosovë/o UNMIK” apo “Kosovo/a Rezuluta 1244”, apo çdo emërtim tjetër në kundërshtim me emërtimin zyrtar të Republikës së Kosovës.

Po ashtu, ministri Shala ka kërkuar edhe nga Dogana e Kosovës që të mos lejohet hyrja në Kosovë e produkteve të cilat përmbajnë etiketa me emërtime të tilla.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here