Kosova me gjendje më të keqe për liri të shtypit se sa një vit më parë

0

Kosova ka shënuar përkeqësim në lirinë e mediave, krahasuar me një vit më parë. Organizata Freedom House ka publikuar të mërkurën raportin e përvitshëm për lirinë e shtypit në botë, i cili mbulon 199 vende dhe territore.

Kosova sivjet zë vendin e 100-të, krahasuar me pozitën numër 98 që ka mbajtur vitin e kaluar.

Në raportin e Freedom House për vitin 2015, Kosova radhitet në mesin e vendeve pjesërisht të lira, me 49 pikë. Shkalla 0 është rezultati më pozitiv, ndërsa 100-shi më negativ.

Në raportin e Freedom House, vendet e rajonit radhiten si vijon: Maqedonia në pozitën numër 125, Bosnja 108, Shqipëria 97, Serbia 82 dhe Mali i Zi 79. Të gjitha këto shtete bëjnë pjesë në kategorinë e vendeve pjesërisht të lira.

Në krye të listës së vendeve të lira radhiten 1. Norvegjia, 2. Suedia dhe 3. Belgjika.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here