Kosova mbetet jasht Iniciativës Rajonale Kundër Korrupsionit!

0

PRISHTINË, 20 SHKURT – “Intensifikohen përpjekjet për anëtarësim të Kosovës me të drejta të plota në Iniciativën Rajonale Kundër Korrupsionit”, ka qenë lajmi që sot ka dalë nga Ministria e Drejtësisë. Ministri i Ministrisë së Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, ka pritur sot në takim kreun e Inciaitivës Rajonale Kundër Korrupsionit, (RAI), Davor Dubrovica. RAI është qendër rajonale e thirrur për të frenuar korrupsionin në Evropën Juglindore, por Kosova ende nuk është anëtare e saj. Gjatë këtij takimi, Ministri Kuçi ka kërkuar që Kosova sa më parë të anëtarësohet në këtë Iniciativë, pas kërkesës për anëtarësim në grupin drejtues të RAI, e cila është bërë nga institucionet e Republikës së Kosovës. Kreu i RAI, Dubrovica sipas njoftimit ka theksuar se Kosova do të vazhdoj të ftohet në takimet e RAI deri në anëtarësimin formal të saj me të drejta të plota. Iniciativa Rajonale Kundër Korrupsionit (RAI) shihet si një mundësi e mirë që Kosova të realizojë miratimin e legjislacionit efikas, në krijimin e institucioneve efikase, në forcimin e kapaciteteve institucionale dhe në zhvillimin e praktikave më të mira në shoqërinë civile për një luftë të përbashkët. Derisa proklamohet se qëllimi i RAI është që të ndihmojë dhe të mbështesë shtetet në Evropën Juglindore në miratimin e legjislacionit efikas, në krijimin e institucioneve efikase, në forcimin e kapaciteteve institucionale dhe në zhvillimin e praktikave më të mira në shoqërinë civile për një luftë të përbashkët dhe të qëndrueshme kundër korrupsionit, ështe e habitshme që Kosova si shtet i kësaj pjese të gjeografisë nuk pranohet si anëtare e këtij organizmi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here