Kosova hyn në agjendën për pranim në INTERPOL

0

Shteti i Kosovës shumë shpejtë mund të jetë pjesë e Interpolit nëse i siguron votat e mjaftueshme të shteteve anëtare.

Sekretari i Përgjithshëm i Interpolit, Jurgen Stock e ka njoftuar ministrin e Punëve të Brendshme, Flamur Sefajn, se anëtarësimi i Kosovës ka hyrë në agjendën e INTERPOL’it -Policisë Ndërkombëtare. Gjithçka do të ndodhë në Dubai, në nëntor të këtij viti.

Në letrën njoftuese drejtuar ministrit të brendshëm të Kosovës, Stock, thotë se ndihet i nderuar që për këtë është diskutuar në Komisionin Ekzekutiv të Interpolit, i cili e ka pranuar aplikacionin e Kosovës, raporton Express.

Stock, në letër ka shprehur falënderim për interesin që sipas tij e ka dëshmuar Republika e Kosovës për t’iu bashkuar INTERPOLIT.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here