Kosova fiton garën “NASA Space Apps Challenge”

0

Kosova ka fituar titullin “People’s Choice Award” të NASA-së për inovacion.

Natev e ka quajtur fitoren hap të vogël për Kosovën, por të madh për shqiptarët, pasi u shpallën fitues të garës ndërkombëtare “NASA Space Apps Challenge”.

Ekipi përfaqësues i Kosovës mposhti atë bullgar Robo-Fabric me më shumë se 14 mijë vota avantazh.

Natev mbylli këtë garë me 68 mijë e 803 vota ndërsa bullgarët siguruan vetëm 54 mijë e 321 vota mirëpo ishin në garë deri në orët e fundit të sfidës së NASA-s.

NatEv Explorer është një platformë e bazuar në web ku sinkronizohen të dhënat në kohë reale të satelitëve të NASA dhe bën klasifikimin e dukurive gjeologjike duke përdorur inteligjencë artificiale. NatEv Explorer zgjidh sfidën e ashtuquajtur “Volcanoes, Icebergs and Cats from Space”.

Kjo sfidë ka të bëjë me zbulimin e dukurive natyrore nga erupsionet vullkanike, vërshimet, tornadot, shkrirjet e akullnajave, zjarret në pyje, etj.

Në këtë garë po marrin pjesë mbi 13 mijë garues nga 133 shtete pjesëmarrëse me 950 projekte dhe e ka fituar ekipi kosovar.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here