Kosova e Shqipëria thellojnë bashkpunimin në fushën e drejtësisë

0

PRISHTINË, 2 SHKURT – “Kemi vullnetin e plotë nga të dyja anët që ta thellojmë bashkëpunimin në mes të prokurorive tona, gjykatave tona, sistemeve tona, sistemi ynë duhet të jetë unik, sepse kriteret që ne i përvetësojmë dhe aplikojmë janë në harmoni të plotë me ato të Unionit Evropian” ka thënë sot ministri i Ministrisë së Drejtësisë i Republikës së Kosovës, Hajredin Kuçi në një takim që ka patur me homologun e tij nga Shqipëria Nasip Naço. Ministri Naço ka siguruar përkushtimin e tij të plotë në implementimin edhe më efikas të marrëveshjeve mes dy vendeve, si dhe në hapjen e fushave të reja të bashkëpunimit në fushën civile. Gjatë takimit sipas një njoftimi nga MD, është biseduar për përpjekje shtesë për zbatimin e marrëveshjeve për bashkëpunim juridik në fushën penale. Të dy ministrat kanë mirëpritur thellimin e bashkëpunimit në fushën civile. Përveç dakordimit për të filluar negocimin e marrëveshjes për bashkëpunim më të ngushtë në çështjet civile, ka mbretëruar vullnet edhe për këmbimin e regjistrave të noterisë mes dy vendeve—që do të ishte në dobi të shtetasve të dy vendeve. Ministri Kuçi ka theksuar edhe nevojën që drejtësia të kujdeset më shumë për ekonominë, dukë krijuar lehtësira ligjore për bizneset e shqiptarëve në të dyja anëve të kufirit. Ministri Kuçi gjithashtu ka kërkuar nga Ministri Naço sigurimin e praktikës së institucioneve të Shqipërisë në funksionalizimin e mbikëqyrjes elektronike të personave të cilëve u kufizohet lëvizja me vendim të gjykatës ose të panelit për lirim me kusht.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here