Kosova, e para me kërkesa për azil në vendet e BE-së, në çerkeun e parë të 2015

0

Kosova e zë vendin e parë në çerekun e parë të këtij viti me kërkesa për azil në vendet e Bashkimit Evropian(BE). Kanë qenë 48 mijë e 900 qytetarë të Kosovës të cilët në tremujorëshin e parë të këtij viti kanë kërkuar azil për herë të parë në BE. Kjo sipas statistikave të EUROSTAT-it përbënë 26 për qind të numrit total të atyre që gjatë kësaj periudhe kanë kërkuar azil për herë të parë në vendet e BE-së. Nga ky numër 22 mijë e 800 kosovarë kishin kërkuar azil në Hungari ndërkaq 21 mijë e 100 të tjerë në Gjermani.Kosovarët kanë qenë gjatë kësaj kohe edhe azilkërkuesit kryesor edhe në Luksemburg e Francë.
Siria është vendi që ka zënë vendin e dytë në çerekun e parë të vitit me 29 mijë e 100 kërkesa azili për herë të parë në BE, ndërkaq Afganistani me 12 mijë e 900 kërkesa është renditur në vendin e tretë.
Të dhënat e EUROSTATIT tregojnë se gjatë tremujorëshit të parë të këtij viti në vendet e BE-së kanë kërkuar azil për herë të parë gjithsejtë 185 mijë qytetarë nga gjithë bota.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here