Hendboll:Kosova mposhtë Armeninë

0

Kosova ka mposhtur  Armeninë me rezultat 60:17, në ndeshjen e parë të Kampionatit Botëror të shteteve në zhvillim i cili po zhvillohet në Kosovë. Skuadra kosovare ka qenë bindshëm më e mirë se kundërshtari, ku qysh në pjesën e parë kanë krijuar epërsi me 28 gola dallim, 32:4. Ndërkaq, në pjesën e dytë epërsia e vendësve u shtua dhe në fund ata fituan me 43 gola dallim. “Fatmirësisht e kishim një kundërshtar të lehtë, fituam me lehtësi. Besojmë se do të triumfojmë dhe ta kalojmë grupin”, deklaroi Kastriot Jupa pas lojës. Duke qenë se Kosova akoma ka një paraqitje të dobët në gara kjo ishte një befasi e këndshme për tifozët kosovarë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here