Kosova e dyta në Evropë për koston e autostradës,pas Austrisë

0

Rangimi i Kosovës për nga kosto e ndërtimit të autostradave Rangimi i Kosovës për nga kosto e ndërtimit të autostradave
Kosova ka shpenzuar 11 milionë euro për kilometër në ndërtimin e autostradës Ibrahim Rugova, shifër kjo që e renditë atë në vendin e dytë krahasuar me vendet tjera evropiane, përderisa vendin e parë e kryeson Austria me 12.9 milionë euro për kilometër.

Kjo kosto tregon se mesatarja e ndërtimit të autostradave në Kosovë për kilometër, krahasuar me vendet evropiane, ishte më e lartë.

Një studim i realizuar nga Instituti Riinvest, tregon se kontrata e nënshkruar nga Qeveria e Kosovës dhe kompania ndërkombëtare Bechtel Enka, për ndërtimin e kësaj autostrade u shpenzuan 830 milion euro, apo thënë më ndryshe, 11 milion euro për kilometër, transmeton lajmi.net.

Përderisa autostrada Prishtinë-Hani i Elezit, për të cilën kanë filluar punimet nga po e njëjta kompani, e emëruar “Arbën Xhaferi” do të kushtojë 600 milionë euro, apo 10 milionë euro për kilometër, gjë që e bën më të lirë se atë paraprake.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here