Kosova dhe Serbia do të nënshkruajnë marrëveshje për mospengim të njëra tjetrës në OKB dhe BE

0

Kosova dhe Serbia do të nënshkruajnë edhe një marrëveshje tjetër përveç asaj të 19 prillit 2013 në Bruksel, për normalizim të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Por, marrëveshja e ardhshme që do të nënshkruhet mes dy shteteve ka për qëllim mos pengimin e anëtarësimit të njëra – tjetrës në OKB apo BE.
Këtë e konfirmon edhe zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi.
Ai ka thënë se Marrëveshja e Brukselit e vitit 2013, e cila është quajtur “Principet e Para të Normalizimit”, ka lënë të kuptohet se do të ketë marrëveshje të reja.
“Dikush e quan këtë marrëveshje të ardhshme “Traktat të Paqes”, dikush tjetër si “kontratë bilaterale e obligueshme” për dy palët, por qëllimi i kësaj faze të ardhshme të dialogut do të jetë mos bllokimi i njërit shtet ndaj tjetrit në çfarëdo anëtarësimi, përfshi Bashkimin Evropian apo Kombet e Bashkuara”, ka thënë Selimi për lajmi.net.
Mediat në Beograd kanë raportuar se Serbia do të nënshkruaj në marrëveshje të obligueshme me Kosovën (Brukseli2), për ta dhënë pëlqimin për anëtarësimin e Kosovës në OKB, si kusht për integrimin e Serbisë në BE.
E sipas Selimit, mediat atje vetëm sa po e rifreskojnë këtë obligim dhe këtë fazë të ardhshme të dialogut.
Ai për lajmi.net është shprehur se Kosova ka kërkuar që dialogu të përshpejtohet për të arritur në këtë fazë.
“Diplomacia kosovare tash e shumë muaj po fokusohet dhe po kërkon që dialogu të përshpejtohet për të arritur në këtë fazë të ardhshme të dialogut në mes të dy shteteve”, ka deklaruar Selimi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here