Kosova dhe Maqedonia intensifikojnë shkëmbimin e informatave rreth rastit Kumanova

0

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Petrit Selimi, priti sot në një takim pune ambasadorin e Republikës së Maqedonisë në Kosovë, Ilija Strashevski, me të cilin diskutuan zhvillimet e fundit në Maqedoni dhe mënyrat për intensifikimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informatave mes dy vendeve.
Në takim u konfirmua se autoritetet kosovare dhe ato maqedonase po shkëmbejnë informata në mënyrë që sa më parë të konfirmohet identiteti i shtetasve kosovarë të arrestuar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë pas incidentit në Kumanovë, por edhe të përcaktohet nëse në mesin e viktimave ka qytetarë të Kosovës dhe të bëhet identifikimi i tyre.

Zëvendësministri Selimi ritheksoi se autoritetet e Kosovës janë të gatshme që të ofrojnë çdo asistencë për shtetasit e Kosovës në kuadër të ligjit dhe konventave ndërkombëtare.

Selimi shtoi se është e rëndësishme që të dy vendet të vazhdojnë të forcojnë bashkëpunimin si dy shtete fqinje dhe rikujtoi se janë mbi 10 marrëveshje bilaterale që janë afër finalizimit dhe nënshkrimit nga autoritetet në Prishtinë dhe Shkup.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here