Kosova dhe Bashkimi Europian

0

SEFER ZOGAJ

Republika e Kosovës në aspektin gjeografik gjendet në kontinentin europian, pozita e saj e përshtatshme afër shteteve perëndimore si dhe “kultura europiane” e promovuar ndër shekuj tek shqiptaret e bënë Kosovën që të orientohet tek “Civilizimi perëndimor”.

Kosova, pa dyshim që për të arritur këtë objektiv duhet që të plotësojë disa kushte që janë të domosdoshme. Në Kosovë korrupsioni është prezent në nivel të lartë,  poashtu edhe krimi i organizuar i cili automatikisht pengon Kosovën që të integrohet në strukturat Euro-atlantike. Kosova u shpall shtet në viitn 2008 me përkrahjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe shteteve perëndimore, por shteti ynë nuk është njohur ende nga 5 shtetet e Bashkimit Europian ( Spanja, Greqia, Sllovakia, Rumania, Qipro ) Edhe këto shtete duhet reflektuar sepse kanë disa probleme të brendshme. Spanja ëshë në ankth pasi që Katalunia po kërkon referendum njëjtë si  veproi Skocia, një ndarje e Katalonisë nga Spanja pa dyshim që do të ndikoj shumë. Greqia, pas rrezikut nga kolapsi ekonomik zgjedhjet i fituan “të majtët radikalë” të cilët nuk duan t’ia kthejnë borxhet Perëndimit, ka negociata në mes të Athinës dhe Bashkimit Evropian dhe një largim i mundshëm i Greqisë nga Bashkimi Evropian do t’i konvenonte Kosovës. Në Qipro, Rusia po ndërton baza ushtarake përkatësisht në detin afër Qipros. Qipro është shtet brenda Bashkimit Europian, por nuk është i antarësuar në NATO, në kohen kur raportet në mes të Perëndimit dhe Rusisë janë të tensionuara për shkak të krizës në Ukrainë, sigurisht që Qipro nuk do të lejohet të luajë lojëra të dyfishta edhe me “Rusinë” edhe me “Perëndimin”. Të gjitha këto kanë një lidhje indirekte me Kosovën, sepse këto shtete nuk e kanë njohur Kosoven si shtet të pavarur dhe përderisa nuk e ndryshojnë qasjen ndaj Kosovës ky fakt do të jëtë faktor pengues për integrimin e Kosovës në Bashkimin Europian.

Kosova, ka bërë progres në shumë fusha, po ashtu edhe në dialogun Kosovë-Serbi, i cili po funksionin nën mbikqyrjen e Brukselit. Edhe Kosova dhe Serbia kanë ambicie për integrim në BE, por historia nuk i harron krimet dhe masakrat makbre te Serbisë në Kosovë ( edhe pse Kosovës po i bëhet e padrejtë në këtë kontest, por “Gjykata speciale” do të i jap fund propagandave kundçr luftës së drejtë të UÇK-së ) mirëpo Kosova ka interes të saj të negociojë me Serbinë për t’i përmbushur agjendat e saj EURO-ATLANTIKE. Është evidente që një pjesë e madhe e popullit serb nuk e dëshiron Europën për shkak të afërsisë me Rusinë, pas lirimit të Sheshelit idet Anti-Europiane në Serbi janë rritur jashtëzakonisht shumë. Kosova përmes dialogut me Serbinë duhet të përfitojë sa më shumë që është e mundur dhe me mençuri dhe maturi të arrijë pikën e dëshiruar.

Në Kosovë, thirrjet anti-europiane janë shtuar pas vendimit të padrejt UEFA -së ku dënoi Shqipërinë edhe pse tifozët  serbë kishin hyrë në fushë dhe lojtaret tanë ndjeheshin të rrezikuar “normalisht” ( Serbi vs Shqipëri : 14 tetor 2014 ) Nuk mund të pretendohet që qytetaret e Kosoves 100 % e duan Europën, por mund të pretendohet që shumica janë proeuropianë dhe ky fakt nuk kontestohet fare.

Ka disa persona që Bashkimin Kombëtar e shohin para Integrimit në BE. Së pari unë mendoj që duhet bërë disa dallime bazike në mes emocioneve nacionaliste dhe realitetit aktual. Është emocion të kërkohet Bashkim me Shqipërinë për disa arsye:  1, Pavarësia e Kosovës u ndërtua si projekt antinacionalist 2) Neni 1 paragrafi 3 p Kushtetutës së Kosovës ndalon qartë Bashkimin apo largimin e ndonjë pjese të territorit nga Kosova 3) Kryeministri i Shqipërisë:  Edi Rama para disa muajve deklaroi në Kosovë që Bashkimi Kombëtar nuk është opsion 4) Nuk vërehet ndonjë popullarizim i idesë për t’u bashkuar me ndonjë shtet tjetër ( Pse të mos organizohet ndonjë referendum për verifikim ? )

Shqipëria dhe Kosova duhet të kompletohen në shumë elemente, duke bërë progres në sundimin e ligjit, luftën kunderkorrupsionit dhe krimit të organizuar, zhvillimin e arsimit si baza fundamentale të njeriut, avansimi ushtarak, përmirësimi i raporteve me shtetet që i kemi në kufij. Pasi që Shqipëria dhe Kosova të integrohen në BE ndikimi i kombit tonë rritet jashtëzakonisht shumë.

Orientimi i qartë i Kosovës drejt Perëndimit nuk nënkupton që Republika jonë duhet të ketë raporte të këqija me “Shtetet e lindjes”. Përkundrazi Kosova duhet të ketë një diplomaci funksionale, duhet të tërhiqen investimet ndërkombetare edhe nga “Perëndimi” edhe nga “Lindja”, sepse ne si vend i vogël do të ishte e palogjikshme të krijojm armiq sepse nuk kemi motive, madje Kosova si vend specifik është në gjendje të krijoj raporte të mira me të dyja “Ccvilizimet” vetëm duhet një diplomaci e mirëfilltë.

Të mos presim që integrimi i Kosovës në BE do të jetë afër  (brenda 10 viteve ) .“JO” kemi shumë punë përpara, shumë probleme që na preukupojnë, shumë sfida që duhet kaluar, dhe shumë mundësi që nuk duhet t’i humbim.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here