Kosova dështon në raundin e parë të votimit në INTERPOL

0

Kosova ka dështuar t’i marrë votat e mjaftueshme për t’u anëtarësuar në INTERPOL

Nëse aplikimi pranohet, atëherë shteti konsiderohet menjëherë si anëtar i INTERPOL-it. Në raundin e parë 156 vende kanë votuar, prej tyre 22 kanë abstenuar, 76 për ndërsa 56 kundër.

Pas 20 minutave do të votohet edhe në rundin e dytë, për anëtarësimin e Kosovës.

Shefi i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka përfunduar raportimin para Asamblesë së Përgjithshme të INTERPOL-it rreth punës së Policisë së Kosovës.

Raportohet se votë kundër do të kenë Maroku dhe Rusia, dy shtete këto që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

Para se të votohej kanë mbajtur fjalim përfaqësuesit e 24 shteteve ku Pakistani dhe Guajana janë shprehur pro anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë të bashkëpunimit policor, duke kundërshtuar kështu lobimin serb kundër Kosovës.

Po ashtu pro Kosovës janë deklaruar edhe Turqia dhe Arabia Saudite.

Për t’u anëtarësuar në INTERPOL Kosovës i duhen dy të tretat e votave të anëtarëve të pranishëm. 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here