KOSOVA “BËHET” AMERIKË

0

Flamuj të Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë vendosur sot në çdo cep të Prishtinës.

Në sheshet por edhe në rrugët e kryeqytetit tashmë janë vendosur flamujt e aleatit më të madh të Kosovës.

KosovaPress mëson se flamujt janë vendosur me urdhër të Qeverisë.

Nga komuna bëhet  e ditur se ata i kanë vendosur ndërmarrja Hortikultura me kërkesë të protokollit të shtetit.

Kosova ka paralajmëruar formimin e ushtrisë më 14 dhjetor (të premten) dhe deri më tani pro këtij vendimi ka dal vetëm ambasadori i SHBA-ve, Philip Kosnett.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here