Kosova arrinë fitoren e dytë, e mposhtë edhe Australinë

0

Pasi arriti të shënojë një fitore të lartë ndaj Armenisë, Përfaqësuesja e Hendbollit të Kosovës ka arritur të shënojë dhe fitoren e dytë në Kampionatin Botëror të Hendbollit, pasi kësaj radhe e mposhti Australinë me rezultat 31:24.

Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll ka arritur të shënojë fitore jo edhe aq të vështirë edhe kundër Australisë në kuadër të Kampionatit Botëror për shtetet në zhvillim.

Pasi shkatërroi Armeninë, Kosova sot ka triumfuar kundër Përfaqësueses së Australisë.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Taib Kabashi triumfoi 31:24. Pjesa e parë e sfidës përfundoi 16:12, shkruan Express.

Kjo është fitorja e dytë për Kosovën, teksa nesër e pret sfida e tretë e fazës së grupeve kundër Ishujve Faroe.

lajmi.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here