Thaçi: Korrupsioni armiku më i madh shoqërisë sonë

0

Presidenti Hashim Thaçi ka vlerësuar se Kosova ka krijuar legjislacionin më modern në rajon dhe institucionet duhet ta kenë rolin dominues në luftën kundër korrupsionit, por nevojitet edhe një angazhim i fuqishëm qytetar, që kjo luftë të sjell më shumë rezultate.

“Korrupsioni është armiku më i madh i një shoqërie demokratike dhe aktivitetet në kuadër të Javës Kundër Korrupsionit janë shumë të rëndësishme për krijimin e një dinamike të re në luftën kundër kësaj dukurie negative. Kosova ka krijuar legjislacionin më modern në rajon dhe institucionet duhet ta kenë rolin dominues në luftën kundër korrupsionit, por gjithsesi se nevojitet edhe një angazhim i fuqishëm qytetar, që kjo luftë të sjell rezultate më shumë. Funksionalizimi i tërë mekanizmave që merren me zhbërjen dhe parandalimin e korrupsionit është hap jetik për forcimin e shtetit të së drejtës”, ka shkruar Thaçi në Facebook

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here