Korriku

0

ANDON ZAKO ÇAJUPI

…O korrik, O faqezjarr,
je dukur dhe luftëtar:
në Francë, kush nuk e di,
u ngre vëndi për liri;
në korrik lufta u zu,
u bë gjaku gjer në gju…
kryengritjet q’u bënë,
prej korriku janë zënë;
se zjarrë që ndez korriku,
nuk’ e shuan dot armiku;
se dielli është i ngrohtë,
ndez gjakun në gjithë botë.
Gjaku i trimit vërtetë
për liri ndizetë vetë,
gjaku yt, o shqipëtar,
s’të ndizet as në behar!
Të ndeztë vap’ e korrikut,
t’i biesh në kok’ armikut!..

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here