Korea e Veriut kërcënon SHBA-të me luftë

0

Udhëheqësi i tërbuar i Koresë së Veriut, Kim Jong-Un i ka thënë ushtrisë së tij që të përgatitet për luftë kundër SHBA-së dhe aleatëve të saj, duke thënë që të “shqyejnë flamurin amerikan”.

Kërkesa e papritur për të luftuar me një armik të vjetër është rezultat i një stërvitje të përbashkët detare në mes të Koresë së Jugut dhe SHBA-së, që ishte mbajtur më 27 shkurt.

Të dy vendet do të fillojnë edhe një operacion tjetër së bashku që përfshin rreth 200,000 trupa të Koresë së Jugut dhe 3700 personel amerikanë, të shpërndarë në tokë, det dhe ajër, transmeton Lajmi.net.

“Situata e cila po mbizotëron për momentin tregon se një luftë e madhe është para nesh, dhe ne duhet të bashkohemi për luftë politikisht dhe ideologjikisht, të gjitha njësitë (duke përfshirë ushtrinë e popullit dhe gardën e përgatitur për luftë)”, ka deklaruar Kim Jong-Un, raporton Agjencia Koreane e Lajmeve.

Ai i bëri këto deklarata gjatë hapjes së një salle të re në Muzeun e Luftës Çlimitare në Phenian.

“Koreja Veriore do të zhvillojë një luftë të pamëshirshme kundër SHBA-së, tani që kjo e fundit ka zgjedhur konfrontimin. Armët bërthamore nuk janë një monopol i SHBA-ve. SHBA-të gabojnë shumë nëse mendojnë se kontinenti i tyre është shumë i sigurt”, deklaroi më tej ai, transmeton Lajmi.net.

Koreja e Veriut thotë se këto stërvitje janë një dëshmi e qartë se ata po dëshirojnë të bëjnë një luftë kundër tyre, dhe për këtë arsye ka rritur stërvitjet e saj ushtarake ajrore, detare dhe tokësore.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here