Kordoba: Jam tifoz i Kombëtares shqiptare

0

Ivan Ramiro Kordoba ka mbetur i befasuar nga tifozët e shumtë të Interit në Shqipëri. Ish-futbollisti i shquar i zikaltërve dhe i përfaqësueses së Kolumbisë ka zbarkuar dje në Tiranë në rolin e menaxherit për të negociuar me klubin e Partizanit për futbollistin… Ky i fundit ka nënshkruar me Partizanin, ndërkohë që Kordoba ka plane afatgjata bashkëpunimi me klubet shqiptare. Në një intervistë për “Panorama Sport”, ish-lojtari i Interit flet edhe për njohjet që ka me Shqipërinë dhe për Kombëtaren shqiptare. “Do bëj tifo për Shqipërinë në dy ndeshjet e mbetura. Kombëtarja juaj me në krye De Biazin i ka bërë një reklamë të jashtëzakonshme futbollit shqiptar në arenën ndërkombëtare”, thotë Kordoba.

Bashkëpunimi Eh, jeta është e paparashikueshme. Deri pak kohë më parë mendoja vetëm të stërvitesha mirë dhe të luaja mirë. Tani jam në një profil tjetër dhe duke shfrytëzuar njohjet që kam me disa miq të mi shqiptarë vendosa të shoh me përparësi edhe bashkëpunimin me klubet shqiptare. Unë jam angazhuar që të promovoj futbollistë të rinj, të talentuar, nga Kolumbia dhe të mund t’i sjell ata në Europë. U bë disa kohë që unë kam bashkëpunime me klube të ndryshme. Tani erdhi koha që të jem edhe në Shqipëri.

Kombëtarja Kombëtarja juaj pa diskutim më ka inpresionuar. Fakti që mbërriti e 22- ta në botë ishte një befasi dhe një surprizë për mbarë opinionin sportiv. Por edhe rezultatet e mëdha që keni arritur këtë edicion e kanë shndërruar ekipin tuaj përfaqësues një reklamë të shkëlqyer për futbollin shqiptar në tërësi. Është për t’u vlerësuar puna që ka bërë trajneri De Biazi në këtë ekip dhe shpresoj shumë që t’ia dilni mbanë në dy ndeshjet që kanë mbetur. Ju siguroj se do të bëj tifo për Shqipërinë në këto dy ndeshje.

inter“Inter Club Albania” surprizon Kordobën
Ardhja në Shqipëri e ish-mbrojtësit të Interit, Ivan Kordoba, i ka bërë të lumtur tifozët shqiptarë të skuadrës italiane. Një përfaqësi e grupimit “Inter Club Albania” ka qenë i pranishëm dje në “Tirana Internacional” në Pezë, për të takuar një nga idhujt e skuadrës së tyre. Kordoba është menaxheri i mesfushorit kolumbian Roça, i cili nga dje ka nisur përgatitjet me Partizanin. Mësohet se ish-mbrojtësi i Interit ka mbetur i mrekulluar nga pritja që i kanë bërë shqiptarët dhe gjatë gjithë kohës është treguar i gatshëm për të bërë foto me tifozët e zjarrtë shqiptarë të Interit. Tifozët e kanë falënderuar ish-yllin e tyre për gatishmërinë për të ndarë disa momente me ata.

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here