Korçë, Të shtëna me armë zjarri, plagoset 25-vjeçari, policia arreston autorin

0

Një i ri ka mbetur i plagosur me armë zjarri në Korçë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së hënës në rrugën Don Gjon Buzuku, në lagjen numër 7, në afërsi të Radio Korçës.

Ora News ka siguruar momentin pas plagosjes, ku i riu ndodhet i shtrirë përtok, ndërkohë një ambulance merr të plagosurin dhe e dërgon në spital.

Sipas policisë, i plagosur  është shtetasi Aleksander Beshiri rreth 25 vjeç, i cili është dërguar menjëherë në spital me plagë në këmbë, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë policia ka kapuar   autorin e ngjarjes, Kristi Oranlli rreth 30 vjeç, të cilin  e ka shoqëruar në ambjentet e komisariatit për veprime të mëtejshme.

Nuk dihen ende motivet e ngjarjes, ndërkaq kanë nisur hetimet.

Ne foto: I plagosuri ne Korce i shtrire ne toke

Ne foto: I plagosuri ne Korce transportohet me ambulance

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here