Kopenhagë:një i vrarë dhe tre të plagosur në ndërtesën ku mbahej debati mbi islamizmin dhe lirinë e shtypit

0

Një civil ka mbetur i vdekur dhe tre policë janë plagosur me armë zjarri në veri të Kopenhagës gjatë një takimi ku po flitej për artin, blasfeminë dhe lirinë e shprehjes ndërsa ambasadori francez ishte present.

Raportohet se dy personat e përfshirë në këto të shtëna janë në arrati, ndonëse kjo nuk është verifikuar.

Policia daneze ka thënë se të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes me një makinë të zezë. Televizioni danez, TV2, ka raportuar të ketë parë 30 vrima plumbash në dritaren jashtë kafenesë “Krudttoenden” ku zhvillohej ngjarja e organizuar nga karikaturisti suedez, Lars Vilk.

Vilk ka qenë nën mbrojtje të policisë që nga viti 2007 kur kishte vizatuar karikaturën e Profetit Muhamed në formë qeni. Ai ka qenë cak i disa sulmeve në të kaluarën.

Sulmi vjen vetëm pak më shumë se një muaj pasi persona të armatosur shtien me armë zjarri ndaj zyrave të revistës satirike “Charlie Hebdo” në Paris, duke vrarë 12 persona.

BBC raporton se tre policë janë lënduar gjatë të shtënave në Kopenhagë. Ambasadori francez, Francois Zimeray, ka shkruar në Twitter se është “ende gjallë në një dhomë” pas pasimit të lajmit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here