Koordinimi i projekteve dhe qëndrimeve para samitit të Vjenës e sollën Ramën në Prishtinë

0

“Koordinimi i projekteve dhe qëndrimeve të dy shteteve në prag të samitit të Vjenës dhe zhvillimet në rajon”, kanë qenë arsyet e vizitës së sotme të kryeministrit Edi Rama në Prishtinë, ka shpjeguar Endri Fuga, drejtor i Zyrës së Komunikimit në Kryeministrinë shqiptare, përmes një postimi në Twitter për vizitën e paparaljmëruar më heret. Tirana dhe Prishtina do të dorëzojnë në Konferencën e Vjenës një projekt të përbashkët për të ndërtuar një termocentral dhe hidtrocentral, të cilët do të rrisnin fuqinë prodhuese dhe përfundimisht do të hiqte varësinë nga importi i energjisë elektrike. Ndërkaq, Tirana dhe Prishtina së bashku do të paraqesin një projekt tjetër për rrugën e re që do të lidhë Kosovën me autostradën Adriatiko Joniane e cila pritet të marrë financimin nga Gjermania. Siç mësohet, bëhet fjalë për rrugën që lidh Kosovën me autostradën e re Podgoricë-Plavë-Hani i Hotit, e cila kalon nëpërmjet kufirit shqiptar për të shkuar në kryeqytetin malazez. Kjo autostradë do të jetë një ndihmesë e madhe për zonën e Rrafshit të Dukagjinit, një trevë e pasur dhe me mjaft zhvillim ekonomik.

Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka mbërritur për vizitë zyrtare në Kosovë, i pritur në Prishtinë, para Kryeministrisë nga kryeministri kosovar Isa Mustafa e zv/kryeministri i parë e ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi.

Rama dhe  Mustafa, me disa nga anëtarët e dy qeverive, ku është edhe ministri i Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati, kanë zhvilluar një takim pa praninë e mediave.

Rrugëtimi i Ramës vjen vetëm pak ditë pasi në Tiranë ndaloi kancelarja gjermane Angela Merkel, ku një ndër temat e diskutimeve mes saj dhe kreut të ekzekutivit shqiptar ishte edhe Kosova. Për herë të fundit, kryeministri Rama ka qenë në Prishtinë në muajin maj, kur u përurua monumenti i Ismail Qemalit.

Kryeministri-Rama-mberrin-ne-Prishtine-pritet-nga-kryeministri-Mustafa-foto-ATSH-Behlul-Jashari-15-korrik-2015-6-e1437053608768

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here