Koordinatori i Vetevendosje-s në Gjakovë trishtohet nga emigrantët në Berlin

0

Koordinatori i lëvizjes Veteëvendosje në Komunën e Gjakovës është shprehur i trishtuar nga pamjet e refugjatëve të Kosovës ne Berlin të Gjermanisë.

Në një fotografi që ai e ka sjellë, është shprehur se asnjëherë s’i ka ndodhur të ndjejë një neveri të tillë në Berlin, si ajo që e ka ndjerë sot. “Nga një qytet shumë i dashur mu shëndrrua në një të shëmtuar e të panjohur. Nuk kishte asnjë faj qyteti por pamjet dhe përjetimi në një nga kampet e refugjatëve në këtë qytet. Pamje surreale në vitin 2015, nga kampusi i universitetit nga i cili kam shumë kujtime te mira.
I kam gjykuar, ndoshta si shumë prej jush, të paktën disa njerëz që në mendimin e parë ndoshta nuk kanë shumë arsye të ikin nga Kosova. Një gjykim i tillë tanimë më duket shumë naiv. Naiv kur sheh se sa të dëshpëruar e të pashpresë janë këta njerëz”, ka shkruar Çaushi. Sipas tij, në këtë kamp janë mbi 200 azilkërkues, më shumë se gjysma prej tyre nga Kosova. “Aty, për shkak të dendësisë së shtretërve, nuk bëhet gjumë. Sipas dëshmive të disa azilkërkuesve gati çdo natë një nga foshnjet e fëmijët dërgohet për trajtim mjekësor. Përkundër gjithë kësaj, gjatë bisedës kuptova se përveq vizitave individuale të shqiptarëve që jetojnë në këtë qytet, deri më tani nuk ka pasur as edhe një vizitë apo ndonjë interesim nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Berlin”, ka shkruar ai. “Ka rëndësi të përmend faktin se disa prej tyre ka mbi dy muaj që banojnë në këtë kamp dhe në këto kushte”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here