Konvertimi i një vajze serbe në myslimane e ka tronditur Serbinë

0

Nga Snezhana Hyrije Nikoliqi nga Smederevska Pallanka ka hequr dorë e gjithë familja, përveç nënës së saj, duke e konsideruar turpin e familjes, por as ky fakt nuk e ka dekurajuar vajzën serbe që të konvertohet në fenë islame, edhe pse tash jeton e vetmuar në një banesë me qira.

Ajo këmbëngul që të shërbejë si shembull për të rinjtë që duan ta ndërrojnë fenë.

Snezhana, që tash e ka marrë emrin Hyrije, thotë se e ka agjëruar Ramazanin para se të konvertohej në myslimane, kurse kalimi i saj nga feja ortodokse në myslimane e ka tronditur Serbinë.

“Jam ndier e fuqishme gjatë agjërimit”, thotë Hyria, e cila tregon se shehadetin e ka mësuar derisa lozte me shoqet e saj myslimane, ndërsa më vonë, pas përfundimit të shkollës fillore, nga kureshtja dhe nga dashuria për islamin, ka mësuar edhe pjesë të tjera nga Kurani, transmeton Telegrafi.

Nëna e saj e kishte pranuar vendimin e së bijës, por nuk ishte pajtuar që ajo të mbulohej me shami.

Shehadetin e kishte thënë para imamit të xhamisë Altan Adem, hafëz Irfan el. Maliqit, dhe përkundër kundërshtimit të nënës së saj, shumë shpejt e kishte vendosur edhe shaminë në kokë.

Përveç nënës, pjesa tjetër e familjes ka hequr dorë nga ajo, duke konsideruar se ajo e ka njollosur manastirin dhe se është turpi i tërë familjes.

“Edhe pse tash jetoj vetëm, në një banesë me qira, nuk heq dorë. Fuqia e fesë dhe dashuria për islamin më japin forcë që të jem shembull për të rinjtë”, thotë Hyrija.

Në emisionin televiziv “Muhabet grash” (Zenski muhabet) të televizionit Zanxhak Media, që u është bërë prindërve të cilët ua ndalojnë vajzave të tyre që të bartin shaminë, ajo ka porositur:

“Mbulesa nuk është pengesë. Ajo është mbrojtje dhe përmirëson raportet mes njerëzve dhe i afron”. (r.m.)

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here