Kontrolle të rrepta në kufirin Austri-Gjermani

0

Policia gjermane ka filluar kontrollet të dielën në mbrëmje në kufirin me Austrinë në mënyrë që të ndalojë hyrjen e refugjatëve sirian në shtetin gjerman,ka konstatuar një gazetar i AFP-së.Posta kufitare është vendosur në qytetin Freilassing.Policia po ndalon të gjitha automjetet dhe deri tani raportohet se janë ndalur disa sirian dhe policia është duke trajtuar rastet individualisht,transmeton portali shqip ONLINE.”Ne dam të shkojmë në Gjermani”-i është drejtuar njëri nga sirianët gazetarit të agjensisë AFP.-njofton agjensia e lajmeve “Belga” duke u thirrur në burimet e agjensisë AFP.

E përballur me një fluks të madh refugjatësh,autoritetet gjermane kanë vendosur që nga dita e diele të vendosin pikën kufitare me Austrisë,konkretisht në një nga rrugët më të frekuentuera nga Salsburgu drejt Bavierit të Gjermanisë.

Mësohet se postblloku i vënë nga autoritetet gjermane ne kufirin me Austrinë është vetëm masa e parë drejt një “shtrëngimi të rendit” kundër fluksit të madh të refugjatëve drejt Gjermanisë./ONLINE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here