Kontrolla dhe arrestime kundër xhihadistëve çeçen në Belgjikë të dyshuar për përgatitje të një atentati

0

Dy persona janë mbajtur në arrestim nga 16 sa janë intervistuar sot në mesin e xhihadistëve me prejardhje çeçene,bënë me dije prokurori federal në një komunikatë të lëshuar sot.Edhe tri urdhërarresti janë bërë për 3 persona tjerë të cilët nuk janë gjetur në vendbanimet e tyre gjatë kontrolleve që janë bërë sot.

Në përgjithësi 16 kontrolla kanë bërë të hënën dhe prej 16 arrestimeve sa janë bërë 14 prej tyre janë liruar pas intervistimit.Urdhër arrestet janë lëshuar nga një gjyqtar i specializuar në lëminë e terrorizmit në regjionin e Anversit,disa kilometra larg kryeqytetit Bruksel,përkatësisht në Flandrën Perëndimore.Akuzat e grupit në fjalë kishin të bënin me hetimet për një atentat të mundshëm në Belgjikë.Shumica e të arrestuarve i përkasin komunitetit çeçen me vendbanim në qytete të ndryshme:5 në Luven,2 në Breden,2 në Anvers,1 në Jabekke dhe 1 në Namur.

Në mesin e të dyshuarve është edhe një belg i cili dyshohet se ndodhet në kampin xhihadist në zonat e luftës në Siri dhe Irak.Sipas agjensisë së lajmeve “Belga”,hetuesit kanë bashkëpunuar dhe kanë kërkuar ndihmën e kolegëve të tyre amerikan,për të pasur mundësi të kontrollojnë komunikimet e të dyshuarit përmes mjeteve të përgjimit.

Kryeministri i Belgjikës Charles Michel ka përshëndetur aksionin e ndërmarrë nga forcat e sigurisë dhe të drejtësisë duke përkujtuar kështu “12 masat e Qeverisë në luftën kundër terrorizmit menjëher pas ngjarjeve të janarit në qytetin Verviers”./ONLINE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here