Kontrabandojnë dema nga Serbia por u merren nga policia

0

Në dy raste të ndara Policia e Kosovës dje ka hasur në kontrabandë me dema. Së pari në fshatin Stubinë, të Gjilanit Njësiti policor gjatë kontrollimit, afër brezit kufitar me Serbinë ka vërejtur 6 dema të kontrabanduar nga Serbia siq ka njoftuar “nga të dyshuar të pa njohur pasi që demat janë takuar pa pronar- ishin të braktisur”. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori ndërsa gjedhet nga Inspektorët e AVUK-ut janë dërguar në vendstrehim, ka bërë me dije Zyra për Informim e Policisë së Kosovës nga Prishtina. Rasti i dytë, i cili sikurse edhe i pari është kualifikuar nga policia si “kontrabandim me mallëra-kafshë”, është rëgjistruar në fshatin Dumnicë të Podujevës. Atje është ndaluar “i dyshuari mashkull K-shqiptar” me automjetin e tij i cili kishte të ngarkuar 3 dema por që i kishte edhe 3 të tjerë aty afër, e të cilët dyshohet se ishin të kontrabanduar. Edhe lidhur me këtë rast është njoftuar prokurori i cili ka urdhëruar që kafshët të konfiskohen ndërsa, i dyshuari pasi intervistimit është liruar dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here