Kontrabanda me ari Itali-Zvicërr e dëmton Italinë për 190 milionë euro

0

Një grup personash kanë kontrabanduar në Zvicër 129 kilogramë ar dhe 1.4 tonelata argjend. Këtë kontrabandë nga Italia në kantonin e Ticinos ata e kanë kryer brenda një kohe të gjatë, duke bërë preparimin e automjeteve për të fshehur transportin ilegal.

Ata e kanë bërë këtë veprim për t`i ikur tatimit në Itali.

Personat në fjalë që janë nga krahinat italiane Lombardi dhe Piemont si dhe nga Zvicra, gjykata zvicerane i akuzon për tregti ilegale me ari, pastrim parash dhe shitje gjësendesh të vjedhura, shkruajnë mediet zvicerane.

Në hetimet ndaj tyre kanë bashkëpunuar policitë spanjolle, britanike dhe zvicerane.

Përmes trafikimit, ata kanë dëmtuar autoritetet tatimore italiane për 190 milionë euro.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here