Konsumoni 5 arra dhe prisni 4 orë, ja çfarë do të ndodhë !

0

Ekziston një studim i ri, sipas së cilit, nëse konsumojmë një grusht me arra çdo ditë, do të kemi mundësi të mbrojmë organizmin tonë nga sëmundje të ndryshme, e në veçanti, nga ato të zemrës.

Nëse konsumoni çdo ditë këto produkte ushqimore, të jeni të sigurt se një pjesë e madhe e problemeve tuaja shëndetësore do të zhduken. Shkencëtarët kanë gjetur se 4 orë pasi të hani arrat, gjaku do të qarkullojë më mirë në organizëm dhe kolesteroli do të jetë në nivel normal.

Sipas studimeve, ngrënia në mënyrë të rregullt e arrave ndikon ndjeshëm në përmirësimin e sëmundjeve me sistemin kardio vaskular.

Profesori i tretjes në Penn State University në Pensilvani, Dr. Penny Kris Eteron, tha se nëse hani një grusht arra apo pini pak vaj arre 4 ditë rresht, ne mund të reduktojmë rrezikun e prekjes nga sëmundje të ndryshme.

Ky është studimi i parë që tregon se si ndikojnë arrat në shëndetin tonë në tërësi. Me ngrënien e 3 lugëve (51 gramë) vaj arrash mund të përmirësojmë edhe gjendjen e venave dhe ndryshime të dukshme do të vihen re pas 4 orësh.

Vaji i arrave është shumë i mirë për të gjitha qelizat që ndodhen në pjesën e endodermës. Këto qeliza janë në kontakt të drejtpërdrejtë me venat dhe kanë një ndikim të madh në elasticitetin e tyre

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here