Konjufca: Thaçi një ndër figurat më injoruese, i papranushëm për president

0

Glauk Konjfuca, nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë edhe njëherë se për Lëvizjen Vetëvendosje, Hashim Thaçi është i papranueshëm për president të vendit. Sipas tij, Thaçi është shembull i keq për president.

“Presidenti ka kompetenca për unifikimin e popullit dhe këtë Thaçi nuk mund ta bëjë. Ai ka qenë një ndër figurat më injoruese dhe për këtë është i papranueshëm. Ai e ka përçarë gjithnjë popullin dhe si zëvendëskryeministër e ka nënshkrimin në marrëveshjet të cilat po cenojnë integritetin e vendit.
Për këtë arsye ai nuk duhet të jetë president”, ka thënë Glauk Konjufca, transmeton zeri.info.

Ndërkohë që Konjufca ka shtuar se nuk dihet data e saktë kur do të votohet për Thaçin president.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here