Konjufca: Riprocedimi eventual i speciales, paraqet fundin e demokracisë

0

Glauk Konjufca, shef i Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE, ka thënë sot në një presskonferencë se “mosvotimi i djeshëm i Gjykatës Speciale nga Kuvendi është një lajm i mirë për Kosovën”. “Dje u evitua heqja e një pjese të konsiderueshme të sovranitetit republikan”, ka theksuar Konjufca.

Më tutje, ai është përgjigjur në pretendimet e Qeverisë se këtë çështje do ta rikthejë në Kuvendin e Kosovës. “Në vend që Qeveria të reflektojë pas këtij refuzimi në Kuvend, ajo është përcaktuar për rrënimin total të demokracisë parlamentare. Dje, kryeministri Mustafa dhe zv.kryeministri Thaçi të hidhëruar nga vota e lirë dhe e ndërgjegjshme, paralajmëruan masa ndëshkuese dhe bënë thirrje hakmarrëse për këdo që ka votuar kundër”, ka tërhequr vëmendjen Konjufca. “Thaçi dhe Mustafa po i ngjajnë njëri-tjetrit gjithnjë e më shumë. Janë bërë sikur binjakët siamezë. Njëri i kërcënon deputetët e partisë së tij që nuk e votuan për kryeministër. Tjetri i kërcënon deputetët e partisë së tij pse nuk e votuan Specialen. Tash ata po thonë se do ta kthejnë sërish votimin e Speciales. Ky është fundi i demokracisë”, është shprehur ai

Konjufca ka folur “edhe për kërcënimet që po u bëhen qytetarëve se gjoja kjo gjykatë do të themelohet nga jashtë”.

“Vetë ndërkombëtarët, në shtetet e tyre nuk do të pranonin këso çarje të madhe të sistemit të drejtësisë”, ka spikatur ai.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here