Konjufca nuk takohet me Ramën, ky i fundit po viziton Hungarinë dhe Bullgarinë

0

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca këtë të hënë është duke e zhvilluar një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Kreu i Kuvendit të Kosovës do të takohet me Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, kryeparlamentarin Gramoz Ruçi dhe Kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Konjufca në këtë vizitë nuk do ta takojë kreun e qeverisë shqiptare, Edi Ramën, pasi që ky i fundit është nisur për një vizitë zyrtare në Hungari.

Mësohet se pas Hungarisë, kryeministri Rama do të qëndrojë dhe në Bullgari, për t’u kthyer më pas të mërkurën në Shqipëri, para seancës ku do votohet raporti i Komisionit për shkarkimin e Presidentit./tch

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here