Konjufca: Mustafa mund ta shkel sërish kushtetutën në Bruksel

0

Lëvizja VETËVENDOSJE! ka mbajtur konferencë për media për të kundërshtuar edhe një herë vazhdimin e paralajmëruar të negociatave me Serbinë nga Kryeministri Isa Mustafa.  Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE! Glauk Konjufca ka thënë se pas konstatimit të Gjykatës Kushtetuese se përmes marrëveshjeve me Serbinë është shkelur Kushtetuta në 23 nene të saj,  Kryeministri Isa Mustafa nuk ka legjitimitet që t’i vazhdojë këto negociata.

“Çfarë sigurie kemi ne si qytetarë dhe si institucione të Republikës së Kosovës që Mustafa nuk do t’i bëjë sërish këto shkelje në marrëveshje të reja me Serbinë”, ka thënë Konjufca gjatë fjalës së tij në konferencë. Ai ka thënë se përmes nënshkrimeve të tyre, Isa Mustafa si dhe Hashim Thaçi kanë sjellë vendime të cilat e dëmtojnë rëndë integritetin territorial të vendit si dhe sovranitetin e brendshëm të Republikës.

 

Konjufca ka tërhequr vëmendjen edhe tek premtimi i Mustafës të cilin e ka thyer shumë shpejt pasi kishte premtuar se nuk do të shkonte në Bruksel pa u liberalizuar vizat për qytetarët e Kosovës. “Me këtë, Mustafa kishte gënjyer dhe mashtruar. Kjo tregon se fjalët ose premtimet e tij zgjasin maksimalisht një muaj. Kjo tregon se sa të paqëndrueshme, sa të kota e boshe janë fjalët e premtimet e këtij kryeministri”.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here