Kongresmeni amerikan harron që ka kamerën e ndezur…

0

Kongresmeni amerikan duket se është kapur i veshur me pantallona të shkurtra, gjatë një takimi virtual.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, republikani Donald Payne, u duk se ishte i pavëmendshëm për faktin se kamera e tij ishte e ndezur gjatë një seance dëgjimore virtuale të Dhomës së Përfaqësuesve të enjten.

Dhe ka qenë një tjetër republikan ai që ka postuar një video të Payne duke u ngritur nga kompjuteri i tij – i veshur me një bluzë dhe ato që dukeshin pantallona të shkurtra.

Payne qëndroi para kamerës me një mes të trupit të ekspozuar përpara se të largohej nga ekrani – pas së cilës kanë ardhur reagimet e të tjerëve.

Videoja duket se është marrë gjatë seancës dëgjimore të Komitetit të Sigurisë Kombëtare.

Por ky nuk është rasti i parë kur ai “kapet në mënyrë të papërshtatshme”.

Payne gjithashtu u duk se ishte kapur duke fjetur gjatë një seance dëgjimore virtuale të Nënkomitetit të Aviacionit të Komitetit të Dhomës për Transportin dhe Infrastrukturën në mars.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here