Konfirmohet nga Mabetex-i vdekja e personit të pestë në Kazakistan

0

Ka vdekur edhe personi i pestë i lënduar në vendin e punës në Kazakakistan. Viktima është Hajrush Hoti punëtor i Kompanisë Mabetex të Behxhet Pacollit.

Lajmin për TVArtën, e ka konfirmuar Selim Pacolli. “Po është e vërtetë viktima është Hajrush Hoti, dhe ai ka ndërruar jetë sot në orën 10 sipas kohën tonë”, ka thënë Pacolli

Më 3 korrik , në aksidentin në punë kishin vdekur tre punëtor të kësaj kompanie, transmeton Koha.net. Jetën e kishin humbur punëtorët : Blerim Kadriu (1981), Bekim Durmishi (1983) dhe Luan Bakia (1976).

Në ditë më pas, më 14 korrik, kishte vdekur edhe Avni Maksuti. Kufomat e të ndjerëve janë kthyer sot në Kosovë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here